BDI mbajti mbledhje në Gostivar, Taravari: Ali Ahmetit i ngjason roli i opozitarit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar sot mbledhjen e përgjithshme që BDI mbajti dje në qytetin e Gostivarit.

Taravari tha se fotografia nga ai takim ishte dëshpëruese dhe se Ali Ahmetit i ngjason roli i opozitarit.

“Megjithatë mendojë do duhet të na lenë të paktën këto 100 ditë të punojmë. Ali Ahmeti është njeri i urtë të cilit i ngjason roli i opozitarit”, tha Taravari.

Ai për mbledhjen e BDI-së tha se opozita ka rol që të kritikojë pushtetin. /tvklan.mk