Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shprehur urimet e tij më të përzemërta për një shërim të shpejtë, transmeton Anadolu.
“Dënoj fuqishëm atentatin ndaj presidentit të 45-të të SHBA-së dhe kanditatit për presidentit, z. Donald Trumo”, tha Erdoğan.
Erdoğan shprehu urimet e tij të përzemërta për shërbimin e Trump-it, duke shprehur solidaritetin me ish-presidentin amerikan, familjen dhe të dashurit e tij.
“Besoj se hetimi për sulmin do të kryhet në mënyrë më efektive për të siguruar që të mos ketë hije mbi zgjedhjet amerikane dhe stabilitetin global”, theksoi ai.
Presidenti turk gjithashtu tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë sa më parë.
“Si Türkiye, ne qëndrojmë me miqtë dhe aleatët tanë, popullin amerikan”, shtoi ai.
Trump u vu në shënjestër në një atentat gjatë një tubimi në Pensilvani, vetëm disa ditë para se të pranojë nominimin republikan për një mandat të tretë.
Të shtënat rezultuan me vdekjen e një spektatori dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ngjarja po hetohet si një atentat i mundshëm, ku edhe sulmuesi është vrarë.