BDI-VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar. Nga BDI thonë se VLEN-VMRO po përgatisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën.

Reagimi i plotë:

Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO-DPMNE-së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari. Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar.