Universiteti Ndërkombëtar në Strugë aplikoj të mësuarit “Online”

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë si institucion i arsimit të lartë në R.e Maqedonisë së Veriut, duke patur parasysh situatën aktuale mbi Pandeminë me Corona Virusin “Covid-19”, menjehere aplikoj të mësuarit “Online”, respektivisht mundësoj që nëpërmjet platformës “Google Clasroom” i gjithë stafi akademik të mund të mbaj leksionet për te gjithë studentët, me qëllim të kontinuitetit të proçesit akademik. Me këtë është mundësuar që të gjithë studentët e UNS të jenë pjesë aktive duke ndjekur leksionet në të gjitha lëndët Online, të mund të aktivizohen duke qënë pjesë e komunikimit interaktiv, të mund të prezentojnë Punimet Seminarike të lëndëve konkrete, si edhe të mund të testohen dhe vlerësohen nga stafi akademik nëpërmjet kësaj platforme. Ky format i komunikimit dhe ndjekjes se leksioneve edhepse i ri për UNS dhe për studentët , ka dëshmuar që është efektiv në marrjen e njohurive akademike, e mbi të gjitha ka qënë shumë i rëndësishëm për mos shkëputjen e komunikimit dhe proçesit akademik aq të rëndësishëm si për studentët ashtu edhe për stafin akademik të UNS. Me këtë janë respektuar vendimet e sjellura nga Qeveria e R.së Maqedonisë së Veriut , për kontinuitetin e proçesit akademik nëpërmjet formatit “Online learning”.