DY STRUGANE

Përskaj drinit
dy strugane,
hej more hej;

S´janë strugane,
as dibrane,
hej more hej.

Njëra veshur
si korçare,
hej more hej.

Tjetra ec
si tetovare,
hej more hej.

Shih mos jenë
kosovare,
hej more hej.

Më ngjajnë
si gjakovare,
hej more hej.

Njëra është
nga elbasani,
hej more hej.

Shiko si
tundet fustani,
hej more hej.

Ajo tjetra
gocë tirane,
hej more hej.

Prit se do na
dalë pejane,
hej more hej.

Atje lart
ku fillon drini,
hej more hej.

Një syzezë
dukagjini,
hej more hej.

Bisedon me
një shkupjane,
hej more hej.

Për hallet
e asaj ane,
hej more hej.

Mblidhen
djemtë te liqeni,
hej more hej.
Ku shkoi vajza
nga Prizreni,
hej more hej.

Kushedi ku
do ketë shkuar,
hej more hej.

Me struganin
dashuruar,
hej more hej.

(idemisai)

Ripostim
12 korrik 2024.

Foto:
Kartolinë e vjetër.