Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është në 38.243.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për ditën e 277-të.
Thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 “masakra” në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 50 palestinezë të tjerë ndërsa 130 janë plagosur.
Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 38.243 ndërsa numri i të plagosurve në 88.033.
Gjithashtu thuhet se ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.