FC Struga në Sllovaki për ndeshjen me Sllovan Bratisllavën

Futbollistët e Struga Trim Lum kanë arritur në Sllovaki mesditën e kësaj të marte për ndeshjen që do ta luajnë nesër kundër Sllovan Bratisllavës në kaudër të raundit të parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Ekspedita e kampionëve në fuqi mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Ohrit kanë udhëtuar drejt Sllovakisë, aty ku janë akomoduar në Bratisllavë, ndërsa sonte do të kenë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Tehelne Pole”, ku para saj do të flet edhe trajneri Qatip Osmani në një konferencë për media. Ndeshja Sllovan Bratisllava – Struga Trim Lum do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 19:00.