KShA që drejtohet nga strugani Haxhi Dauti siguron 100 pako për familjet në nevojë në Strugë

Me iniciativën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, sot në Strugë. ka nisur aksioni për shpërndarjen e pakove humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë. KSHA, që drejtohet nga veprimtari Haxhi Dauti, në Strugë e ka planifikuar të shpërndajë 100 pako humanitare. Kjo organizatë ka planikikuar të ndajë ndihma edhe në hapësirat e tjera shqiptare.

“Sot filloj ndarja e pakove ushqimore nga vullnetaret tan ne Shqiperi , Maqedonin e Veriut dhe nga Fundi javes dhe ne Kosov ! Ju falemenderohem te gjith kontribuesve dhe vullnetareve qe po ndihmojn Keshillin Shqiptaro Amerikan te realizon ket aksion me ndihma ne vendlindje ne keto koh te veshtira!”, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, Haxhi Dauti, kryetari i Këshillit Shqiptare-Amerikan.