Ukraina rrëzon 21 dronë të Rusisë

Ukraina rrëzoi 21 nga 22 dronët Shahed të përdorur në një sulm rus gjatë natës, njoftuan forcat e saj ajrore të enjten.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi dronët në gjashtë rajone në veri dhe qendër të Ukrainës, thanë forcat ajrore.

Guvernatori i rajonit verior të Chernihiv tha se një nga dronët goditi një objekt në rajonin e tij, pa dhënë më shumë detaje. Ai shtoi se mbi 5000 konsumatorë në rajon kanë mbetur pa energji që nga mëngjesi i së enjtes, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk tha se mbrojtja ajrore rrëzoi dy drone mbi rajonin e tij.