Austria, Hungaria dhe Çekia formojnë një aleancë të re politike

Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë të Austrisë, Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe partia populiste ANO e udhëhequr nga Andrej Babis kanë krijuar një aleancë të re politike dhe po ftojnë të tjerët t’i bashkohen asaj, tha sot kreu i saj FPO Herbert Kickle.

Në një deklaratë të tre liderëve për mediat, Kickle tha se ai besonte se shumë parti të tjera europiane do t’i bashkohen aleancës në ditët në vijim.

Megjithatë, për të formuar një grup të ri politik në Parlamentin Europian, kërkohet parti nga një e katërta e 27 vendeve anëtare.