Sensibilizim për mbajtjen e DISTANCES nesër më së paku 1,5 m

Sensibilizim për mbajtjen e DISTANCES nesër më së paku 1,5 m.

Edhe njëher desha te faliminderoj z.Nazim Rashidi për ftesën që më bëri në emisionin e tiijë Programi200 ku mes të tjerash u diskuta dhe u paralajmërua se masat e marra për orën policore jo domosdoshmërisht mund të jetë efektive. Sepse nesër të martën mund të ketë grumbullime të shumë njerëzve në një vend të caktuar ashtu siç ndodhi të premten rrëmujë në çdo qytet, dyndje neper supermarkete, kolona të gjata makinash…

Por për shkak të efektivitetit të masave epidemiologjike, p.sh. distancimi shoqëror përmes një vetëizolimi. Një ngadalësim dhe dobësim i pandemisë në Republiken e Maqedonis së Veriut aktualisht mund të pritet nëse të paktën nesër dhe ditët në vazhdim respektohet DISTANCA, dhe masat e tjera te marra.

Nesër përsëri pritet te ketë grumbullim te shum njerëzve për një kohë te caktuar dhe vend të caktuar.

Përse duhet te respektohet DISTANCA?

Për popullsinë, RKI( Instituti Rober Koch) rekomandon perdorimin e një maske në situata të caktuara në hapësirën publike. Pra mbulimi i gojës dhe hundës mund të jetë një komponent shtesë për të zvogëluar shkallën e përhapjes së COVID-19 në popullatë – por vetëm nëse DISTANCA të paktën 1.5 m larg RESPEKTOHET nga njerezit.
Për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infeksioni me SARS-CoV-2, vetë-izolimi në rast sëmundjeje, higjena e mirë e duarve, mbajtja larg të distancës të paktën 1.5 metra janë masat më të rëndësishme dhe më efektive .

Lëshimi i aerosoleve kërkon energji. Energjia e frymëmarrjes normale është e mjaftueshme që të nxirren aerosole. Kollitja ose teshtitja rrit shpejtësinë e daljes me krahasim me frymëmarrjen normale. Pra 0.6 m nga frymëmarrja normale, 0.6 m për teshtitje dhe 0.8 m për kollitje. ( e marr nga Rekomandim i ri shkencor për terapinë e ventilimit në COVID-19 e sapo publikuar në 16.04.2020)

https://pneumologie.de/aktuelles-service/pk-empfehlung-beatmungstherapie-bei-covid-19/?L=0

Deutsche Gesellschaft für Pneumologie und Beatmungsmedizin (DGP e.V.) arritën një konsensus për kujdesin respirator të pacientëve me COVID-19. Konsensusi u arrit në rrethanë ku mbipopullimi i spitaleve në Gjermani nuk ka ndodhur për shkak të masave efektive epidemiologjike si distanca sociale (14 Prill 2020). U përdorën të gjitha njohurit më të mira për të arritur rekomandime të vlefshme klinike.

Respekto rregullat, mbaj Distancë shpëto një JETË

Dr.Shkelqim Reci