Lëvizje e papritur, Chelsea e ofron Brojën te klubi tjetër anglez

Armando Broja, mund të vazhdojë karrierën te skuadra e Leicester City, në Premier League. Sulmuesi është ofruar te “dhelprat” nga Chelsea, në formën e shkëmbimit, për të mbërritur te mesfushori Kiernan Dewsbury-Hall.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga londinezët, që janë gati të bëjnë gjithçka për ta afruar në ekip. Raportimet nga Anglia, bëjnë me dije, se Chelsea, së bashku me Brojën, ka ofruar në shkëmbim, edhe dy lojtarë të tjerë, Fofana dhe Cesare Casadei.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë lëvizje, me lojtarët që gjithsesi nuk e shohin si diçka pozitive këtë lëvizje.