Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshin një autobus dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.
Autoritetet, tha Borovci, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.