Mickoski – Ageler: Përforcim i marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim i bashkëpunimit

Kryeministri Hristian Mickoski sot realizoi taki me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takim u këmbyen mendime dhe qëndrime për politikat rrjedhëse dhe çështjet ekonomike, si dhe për përparimin e proceseve demokratike në vend, informuan sot pasdite nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Mickoski theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, duke potencuar se mbështetja nga pala amerikane është vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Ambasadorja Ageler konfirmoi përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashihen në periudhën e ardhshme.