Ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sllovan Bratisllava do ta zhvillojmë në transfertë me datë 10 korrik, ndërkohë ndeshjen e kthimit do ta zhvillojmë në Ohër me datë 17 korrik me fillim në ora 17:00….
Ditë më parë në Nion të Zvicrës përmes shortit mësuam emrin e kundërshtarit të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Goglat deshën që në këtë fazë të hershme përballë të kemi skuadrën kampione të Sllovakisë, Sllovan Bratisllava, ndaj të cilëve ndeshjen e parë do ta zhvillojmë në transfertë.
E njëjta do të zhvillohet me datë 10 korrik (e mërkurë) me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, që ka një kapacitet prej 22 500 ulëseve.
Ndeshja e kthimit në program do të jetë një javë më vonë, 17 korrik në Ohër, ndeshje kjo që do të startojë në ora 17:00.
Fituesi nga ky dyluftim do të vazhdojë garat në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me fituesin nga ndeshja, Flora Talin nga Estonia dhe Celje nga Sllovenia, ndërkohë ekipi që do të eliminohet do ta vazhdojë të luaj në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku e pret përballja me ekipin humbës nga përballja midis Dinamo Minsk nga Bjellorusia dhe Pjunik nga Armenia.