Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) – Maqedonia e Veriut në Buxhetin shtetëror për vitin 2024 për nevojat e mbrojtjes ka paraparë 263 milionë dollarë, që paraqet 2,22 për qind të BPV-së së vendit, ceket në raportin më të ri të NATO-s për shpenzimet mbrojtëse të vendeve anëtare.
Në pajtim me definicionet e NATO-s, si shpenzime për mbrojtjen konsiderohen pagesat e bëra nga ana e qeverive nacionale për nevojat e forcave të veta të armatosura, aleatëve apo Aleancës. Në shpenzimet për mbrojtje, mes tjerash, janë prëfshirë edhe shpenzimet për forca të tjera të financiara përmes buxheteve të ministrive të tjera, krahas atyre nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe mjete drejtpërdrejt të paguara nga shteti për pensione të personave ushtarak dhe civilëve që ishin të punësuar në strukturat ushtarake, për operacione paqësore dhe humanitare, për shkatërirm të armëve, pasjisje dhe municion dhe për hulutmim dhe zhvillim.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e anëtareve të NATO-s për vitin 2024 janë paraparë në nivel prej 1.185 miliarëd dollarë, që paraqet rritje për 10.58 për qind në krahasim me 1.069 miliardë dollarët e vitit të kaluar.
Vendi me mjete të dnara për mbrojtje prej 2,22 për qind është në vendin e 11-të sipas vlerës së shkallës së mjeteve të BPV-së. “Kampion” në këtë klasifikim është Polonia me 4,12 për qind të BPV-së, para Estonisë me 3,43, SHBA-ja me 3,38 dhe letonia me 3,15 për qind. Më tutje deri në vendin e dhjetë pasojnë Greqia me 3,08 për qind, Lituania me 2,85, Finlanda me 2,41, Danimarka me 2,37, Britania e Madhe me 2,33 dhe Rumania me 2,25 për qind.
Pas vendit, në vendin e 12-të është Norvegjia me shpenzime për mbrojtje prej 2,20 për qind të BPV-së, para Bullgarisë me 2,18, Suedisë me 2,14, Gjermanisë me 2,12, Hungarisë me 2,11, Çekisë me 2,10, Turqisë me 2,09, Francës me 2,06, Holandës me 2,05, Shqipërisë me 2.03, Malit të Zi me 2,02 dhe Sllovakisë me dy për qind, si e fundit, vendi i 23-të, vend aleat i cili e ka arritur pragun prej dy për qind.
Vendi për shpenzime për furnizim të pajisjes për vitin 2024 ka paraparë 29,3 për qind nga mjetet e përgjithshme të ndara për mbrojtje, me pka e tejkalon pragun e caktuar të NATO-s prej 20 për qind. Shkallë më të madhe për pajisje nga shpenziemt e përgjithshme ka paraparë Polonia prej 51,1 për qind, para Hungarisë me 47,8, Shqipërisë me 47,7, Finlandës me 45,8 dhe Luksemburgut me 43,7 për qind, Të gjitha vendet e tjera janë nën 40 për qind.
Nga shpenzimet e përgjithshme Maqedonia e Veriut për mbrojtje përqindje më të madhe apo 43,9 për qind janëd edikuar për rroga të personelit ushtarak, pas çka pasojnë 29,3 për qind për furnizim të pajisjes, hulumtim dhe zhvillim, 23 për qind për operacione dhe mirëmbajtje dhe shpenzime të tjera dhe 3,8 për qind ppër infrastrukturë. Raport të ngjashëm të shpërndarjes së mjeteve ka edhe tek shumica e anëtareve të NATO-s, me përjashtim të Portugalisë, Bullgarisë, kroacisë dhe Belgjikës ku mbi 50 për qind e shpenzimeve janë tëd edikuara për personelin ushtarak, Polonia, Hungaria, Finlanda dhe Luksemburgu ku mbi 40 për qind janë për pajisje, hulumtim dhe zhvillim dhe Suedia, SHBA-ja dhe Danimarka të cilat mbi 40 për qind të mjeteve i kanë paraparë për operacione dhe mirëmbajtje.
Në periudhën 2014-2024, vendi shënon rritje të shpenzimeve për mbrojtje për 148,87 për qind prej 106 milionë dollarëve në vitin 2014 në 263 milionë dollarë këtë vit. Në vitin 2014 shpenzimet për mbrojtje ishin 1,09 për qind të BPV-së, në mënyrë që tani të arrijnë deri 2,22 për qind.
Të dhënat në raport bazohen në informatat që ministritë e mbrojtjes të çdo vendi anëtar ia paraashtrojnë NATO-s sipas definicionit të dakorduar, su]i dhe në bazë të treguesve ekonomik dhe demokgrafik të Drejtorisë së prëgjithshme për çështje ekonomike dhe financiare të Komisionit evropian (DG ECFIN) dhe të organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD).
Në raport ceket edhe se duke pasur parasysh dallimet mes këtyre burimeve dhe parashikimeve nacionale për BPV, si dhe definicionit të shpenzimeve mbrojtëse të NATO-s dhe definicioneve nacionale, është e mundur numrat e paraqitur të dallojnë nga ato të publikuara nga autoritetet nacionale apo të cekura në buxhetet shtetërore.