Izraeli, luftë me orar në Gaza/ Ushtria do ndërpresë operacionet për kalimin e ndihmave

IZRAELI, LUFTË ME ORAR NË GAZA

Pas presionit ndërkombëtar për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza, ushtria izraelite njoftoi një pauzë lokale të sulmeve të saj nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të pasdites. Por kryeministri Netanjahu përmes sekretarit të tij ushtarak tha se kjo ishte e papranueshme. 

Ushtria izraelite ka njoftuar se do të ndërpresë operacionet ushtarake çdo ditë përgjatë një rruge në jug të Gazës, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare. 

Pauzat kanë filluar të shtunën dhe do të zgjasin nga ora 08:00 me orën lokale deri në orën 19:00 të mbrëmjes deri në një njoftim tjetër. 

Sipas ushtrisë izraelite ato do të prekin vetëm një rrugë që Gaza ndan me Izraelin e cila të çon në veri nga vendkalimi Kerem Shalom. 

Vendimi I Ushtrisë izraelite erdhi pas presionit të vazhdueshmë nga aleatët, përfshi SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale forcat Izraelite sqarojnë se kjo pauzë nuk nënkupton armëpushimin në jug të Gazës, por luftimet do të vazhdojnë në Rafah. 

E teksa Ushtria izraelite foli për një pauzë humanitare zyra e kryeministrit tha se kur Benjamin Netanyahu dëgjoi lajmin mëngjesin e sotëm i tha sekretarit të tij ushtarak se kjo ishte e papranueshme”.Gazeta Izraelite Haaretz shtoi se pas sqarimit kryeministri Netanjahu u informua se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e ushtrisë izraelite dhe se luftimet në Rafah do të vazhdojnë sipas planit./tvklan.mk/