Shqipëria fiton edhe miqësoren e fundit

Shqipëria fitoi 3-1 miqësoren e fundit përpara nisjes së Euro 2024, kompeticion ku kuqezinjtë e Sylvinhos debutojnë përballë Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Më duelet e tjera në grupin B. Kundër Kroacisë (19) dhe Spanjës (24).

Fantastik Nedim Bajrami me gol dhe asist, ndërkohë që festuan edhe Rey Manaj (asist Naser Aliji) dhe Qazim Laçi. Në minutat shtesë, azerët ia dolën të realizonin golin e nderit.