“Sot festojmë 22 vjet nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, një udhëtim i mbushur me sfida dhe suksese. Gjatë këtyre viteve, kemi qenë të përkushtuar ndaj parimeve të barazisë, drejtësisë dhe integrimit, duke u bërë një zë i fuqishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe përtej saj.
Puna dhe përkushtimi i anëtarëve, mbështetësve dhe aktivistëve tanë, kanë bërë të mundur që BDI të jetë një forcë e rëndësishme politike dhe një partner i besueshëm në ndërtimin e një shoqërie dhe shteti më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Duke qenë të bindur se rruga e vetme drejtë paqes, stabilititetit dhe mirëqënies është respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, zotohemi se nuk do të lejojmë përuljen dhe nënçmimin e vullnetit tuaj. Legjitimiteti i votës suaj është i shenjtë. Këtij vullneti BDI i del zot, sot dhe nesër.
Jemi të vendosur të vazhdojmë të punojmë për një Maqedoni të Veriut të integruar në strukturat euro-atlantike, duke promovuar dialogun dhe mirëkuptimin ndëretnik.
Falënderim i veçantë shkon për çdo individ që ka kontribuar në këtë rrugëtim, për çdo qytetar që na ka besuar dhe për çdo anëtar të partisë që ka punuar pa u lodhur për të arritur këto qëllime.
Urime përvjetori i 22-të BDI! Për një të ardhme edhe më të ndritur dhe suksese të përbashkëta” ka shkruar Bujar Osmani