Ambasadori amerikan në Bullgari, Kenet Merten, i pyetur për çështjen maqedono-bullgare dhe pritjet e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin dialogun që nxit diskriminimin, urrejtjen, ose armiqësinë ndërmjet shteteve fqinje apo komuniteteve brenda një vendi.
“Ne nuk mendojmë se është e mirë për marrëdhëniet fqinjësore apo për marrëdhëniet midis komuniteteve të ndryshme në një vend të caktuar. Është e rëndësishme të mos harrohet se është arritur një marrëveshje, se ka pasur një marrëveshje të nënshkruar rreth dy vjet më parë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Mendoj se këto vende (vendet nga rajoni), përfshirë Maqedoninë e Veriut, duhet të punojnë për arritjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka komentuar Merten.