Maqedoni, mbi 12 mijë qytetarë këtë fundjavë për pushime në Greqi

Gjatë ditës ë djeshme dhe pardjeshme kishte pritje të gjata në vendkalimet kufitare në Tabanoc dhe Bogorodicë. Sipas incizimeve të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore ka pasur kolona të gjata.

Sipas MPB-së, nga ora 10:00 deri 10:00 në mëngjes, në VK Bogorodicë për hyrje në Maqedoni janë paraqitur 3.444 persona.

Gjithsej 12.394 qytetarë janë paraqitur për dalje nga Maqedonia.

Kjo kërkesë e madhe vjen si pasojë e fundjavës së shtuar, përkatësisht e premtja ishte ditë jopune në Maqedoninë e Veriut. Pritje të gjata pritet të ketë gjatë ditës së diel.