Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se deri të mërkurën do të mbajë moti i paqëndrueshëm, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Vende-vende do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formën e një moti të ligë afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe me dukuri të izoluar të breshrit.

Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten pritet qëndrueshmëri e përkohshme të motit. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.