Pasi udhëtuan për 10 ditë dhe përshkuan gati 2000 kilometra, katër mërgimtarë nga Ohri dhe Struga arritën në vendlindje me biçikletë nga Zvicra, shkruan Alsat.
Ata u pritën në Ohër nga të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre.
Thonë se në rrugëtimin e gjatë janë përballur me aksidente të lehta, por se dëshira për të realizuar këtë ëndërr ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër.
Me çantë shpine mbi vete, në të cilën vendosën gjithçka që u nevojitet për udhëtim, kanë kaluar nëpër disa shtete duke parë vende të bukura.
Por rrugëtimi i tyre ka edhe karakter humanitar. 1800 frangat që ata mblodhën në Zvicër do t’u dhurohen familjeve të rrezikuara sociale./ Alsat.mk