International Republican Institute (IRI) ka publikuar rezultatet e matjes së opinionit në Maqedoninë e Veriut në periudhën shkurt-mars të këtij viti dhe ajo tërheq vëmëndjen është mbështetja e madhe për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i pasur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Erdogan është lideri botëror më i besuar në Maqedoni, në mesin e të anketuarve nga IRI, duke pasur mbështetje prej 34% të qytetarëve, të cilët kanë thënë se kanë mendim favorizues për të. 32% thonë se e mbështesin por jo aq shumë ndërsa 12% kanë thënë se nuk e mbështesin e 10% kanë refuzuar të përgjigjen për Erdoganin,
21% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë thënë se e mbështesin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Për Putinin 28% kanë thënë se e mbështesin në krahasim me liderët tjerë.
Joe Biden, presidenti i Maqedonisë së Veriut është i treti për nga mbështetja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 13% që kanë thënë se e mbështesin kur është përmendur emri i tij. 24% kanë thënë se e mbështesin, kurse kurse 27% e kanë cilësuar si lider që nuk duhet të mbështetet.
Njejtë si Maqedonia e Veriut, edhe në Shqipëri Erdogan është lideri më i mbështetur.
Për dallim nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në Kosovë lideri më i mbështetur botëror është Joe Biden.
Përndryshe, në pyetjen se a do e mbështesnin anëtarësimin në BE nëse një referendum do të mbahej sot, siç thuhet në sondazhin e IRI-it, shumica dërmuese në pesë nga gjashtë vendet u përgjigjën që do të votonin për t’iu bashkuar aleancës, duke filluar me 68% në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë deri në 92% në Shqipëri. Në Serbi, një shumësi prej 40% mbështesin anëtarësimin në BE.