Teksa bëri publike marrëveshjen e nënshkruar nga drejtuesit e partive shqiptare se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë me parti që kontestojnë ndryshimet kushtetuese, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përfaqësuesit e Frontit Evropian i quajti bartës të legjitimitetit dhe të legalitetit, por paralajmëroi se “loja ende nuk ka filluar”
“Dalshim faqebardhë në të gjitha përballjet që i kemi përpara. Loja s`ka filluar akoma”, tha Ahmri.
“Loja ende s`ka filluar” do të bëhet virale nëpër rrjetet sociale. Aty ku kohëve të fundit zhvillohet “beteja” kryesore ndërpolitike.
“Loja sapo ka filluar! Si e ka thënë ai që e lan këta…Nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh” – ka shkruar në Facebook Ministri Kreshnik Bekteshi.
Artan Grubi nuk ka shkruar asgjë, por e ka postuar në formë Reels-i në Facebook, pikërisht këtë thënie të liderit të integristëve.
Por, padyshim se kjo deklaratë e Ali Ahmetit, nuk mbeti pa u vërejtur nga përfaqësues të koalicionit VLEN.
“Ndërkohë që ka ca që ky vend ju duket lojë… Ne Kemi Filluar Punën!” – shkruan në Facebook, Arben Taravari, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimi I djeshëm VLEN – VMRO.
Nga koalicioni VLEN, këtë deklaratë të Ahmetit e kanë vlerësuar si përpjekje të re të integristëve për të ndikura në proceset që tashmë kanë filluar.
Paraprakisht eksponentë të lartë të këtij koalicioni e kanë komentuar në mënyra të ndryshme. Arben Taravari ka theksuar se ekziston një marrëveshje xhentëlmenësh, kurse të tjerë janë shprehur se një dokument i tillë nuk ekziston./tvklan.mk/