Afatet për ankesat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare deri tek Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundojnë në mbrëmje në ora 19:00, gjegjësisht 23:30. KSHZ-ja dje i shpalli rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve dhe deri në ora 19:00 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit.
Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, të shpallura mbrëmë nga KSHZ, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, ndërsa kundërshtari i saj dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski ka marrë 251.881 vota.
Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate parlamentare, 58, i ndjekur nga Koalicioni i Frontit Europian me 19 mandate parlamentare, Koalicioni i LSDM-së për një të ardhme evropiane, 18, koalicioni VLEN, 13, “E Majta”, gjashtë dhe Lëvizja “ZNAM” poashtu gjashtë.