Zgjedhjet në RMV, Bujar Osmani përshëndet rezultatin e shqiptarëve: Fitore dyfish më e thellë se në 2020

Ish kandidati për president nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani ka përshëndetur rezultatin e këtij koalicioni shqiptar në zgjedhjet e së mërkurës në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në rrjete sociale, Osmani thotë se kjo është një fitore e dyfishtë e thellë nga ajo e 2020.

“Mirëmëngjes fitimtarë! Fitore dyfishi më e thellë se në 2020. Atëherë 15 me 12, tani 19 me 13!”, shkruan Osmani.

Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i drejtuar nga Ali Ahmeti u rendit i dyti me 19 mandate, duke ndjekur VMRO DPMNE që fitoi zgjedhjet, duke siguruar 58 mandate në parlamentin me 120 vende. Kjo konsiderohet një fitore e rëndësishme e bllokut të partive shqiptare që arriti të pozicionohet i dyti në këtë garë.