Nuk na duhen ndasi të reja – tha nga tubimi në Ohër kandidati presidencial I LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke rikujtuar se sipas Regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut, ka humbur 200.000 njerëz.
Ai pranoi se bashkë me garniturën aktuale politike kanë bërë gabime, por se kanë punuar në interes të vendit dhe qytetarëve, që konfirmohet me anëtarësimin e vendit në NATO.
“Nuk kemi shkelur procedurat e demokracisë në Parlament, asnjëherë nuk kemi bërë aleanca me nëntokën, me krimin, që të maltretojmë oponentët politik. S`kemi montuar procese politike. Lidhur me 27 prillin – në asnjë parlament evropian në tri shekujt e kaluar nuk janë para skena të tilla. Ata pretendojnë se kanë mbrojtur Kushtetutën, kurse ne tjerët kemi qenë dhunuesit. Është gënjeshtër e madhe”, tha Pendarovski.
“Nuk mund të kërkoni ndryshime kushtetuese, që të nisni negociata kurse thoni se I keni hapur negociatat. Në fakt nuk I keni nisur – ka qenë mesazhi i kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, duke komentuar rrugëtimin evropian të vendit.
“Qëndrimi duhet të burojë nga konsensusi brenda në shtet. Duhet të mësojmë nga Greqia, Bullgaria. Ndryshimi i pushtetit është I rëndësishëm që të ndalet zemërimi. Me Grekët kemi probleme, por kanë një fjalë të bukur “timos” – nevojën për të pranuar. Kur bëni dicka të vlefshme prisni mirënjohje, nëse nuk vjen bëheni të zemëruar”, tha Siljanovska.
Mbeten edhe 9 ditë fushatë zgjedhore. Kandidati presidencial që mbështetet nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, vazhdon tubimet dhe takimet me qytetarët në Komunën e Mavrovë – Rostushës, kurse kundërkandidtja e tij, Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë në rajonin Manastirit, Resnjës dhe Demir Hisarit./tvklan.mk/