Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se më 1 maj do të protestojnë për të drejtat e punëtorëve. I ftuan të gjithë punonjësit dhe sindikatat që t’i bashkohen protestës. Kryetari i LSM-së Sllobodan Trëndafilov tha se do të kërkojnë kthimin e shpenzimeve të transportit dhe ushqimit, e drejtë kjo që, sipas tij, e kanë humbur në vitin 2009. Gjithashtu tha se do të kërkojnë rritjen e pagave në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme.
“Ne punëtorët për këto arsye jemi dakorduar më 1 maj të dalim në një protestë të punës që do të fillojë në ora 11 para shtëpisë së punëtorëve deri te Kuvendi, Oda Ekonomike dhe do të mbarojë para Qeverisë që do t’i shpalosim porositë për pakënaqësitë që kemi. Që ata të cilët presin për të vendosur për ta, duhet të bëhet më shumë dhe duhet të kujdesen më shumë për punëtorët”, pohoi Sllobodan Trëndafilov, kryetar i LSM-së.