Ahmeti-Mickoskit: Mati mirë fjalët kur flet se je ende i ri, ardhmëria e këtij vendi është vetëm në BE!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij gjatë tubimit qendror në sheshin Maqedonia në Shkup tha se kryetari i opozitares maqedonase, Hristijan Miskoski duhet të ketë kujdes kur flet për qytetarët e shtetit me fjalor diskriminues, sidomos ndaj shqiptarëve.

“Hristijan, populli im thotë gurë mbi hurë bëhet kalaja e fjalë mas fjale nis belaja, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të çet akoma buza tamël. Ky front dikujt mund t’i vijë pak mërzi se këta të rinj thërrasin UÇK por UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë, dhe i bëri me indentitet edhe komunitetet më të vogla. Falenderues ishte edhe i ndjeri Trajkovski se tha UÇK-ja na njohu identitetin fetar, ka qenë çlirimatare, që shiptarët sot të jenë zot në shtëpitë e veta. Ne kurrë të huajën se kemi dasht por për të jonin kemi luftuar e kemi derdh gjak. Prandaj le t{i masin fjalët mirë se ky shtet e ka vendin në Europë dhe atje mundemi të shkojmë vetëm bashkë. E kaluara është e dhimbshme, dhe nuk duhet harruar por duhet të luftojmë të gjithë që kjo e kaluar të mos përsëritet por të shohim se si ta ndërtojmë të ardhmen. Dhe e ardhmja është bashkimi vullnetar, dhe me mision fisnik për të gjithë qytetarët për integrimin e vendit në BE.  Ardhmëri ka vendi vetëm me anëtarsimin në BE. Ne jemi të gjithë bashkë për të dhënë disa porosi, të dëgjojnë të gjitha ata se ne nuk garojmë e konkurojmë as në zonën tre e në zonën katër, mobilizohen që ne të mos fitojmë andej le ta shohin që sonte nuk do t{i marri gjumi do të harrojnë edhe treshin edhe katrë. Vëllezër motra të bashkuar nuk ka gjë që nuk arrihet, me sa skepticizëm flisinin se nuk bëhet kryeministri shqiptarë, ca talleshin dhe sot le ta përballoi Talat Xhaferi është kryeministër. Bujar Osmani kandidat më i mirë as te thoni nuk e arrinë dot gjatë të tjerët. Andaj të mobilizohemi fortë t’i rrënojmë barikadat se ky vend ështëp edhe i yni këti gjak ka derdh Nexhat Agooli, Pjetër Gordani, e bijtë ma të mirë të UÇK-së prandja ti ‘dalim zot tapisë të mos thyhemi më asnjë betejtë, më 8 maj dhe 24 prill është referendum ta dësmojmë se ky vend e ka në Europë vendint”, tha Ahmeti. /TvKlan.mk