Nesër nga porti ndërkombëtar Mersin i Türkiyes, do të niset anija e ngarkuar me 3.774 tonë materiale ndihme humanitare të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke për t’u dorëzuar në Gaza, transmeton Anadolu.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të zgjasë dorën e saj të ndihmës për popullin palestinez në Rripin e Gazës, i cili është objektiv i sulmeve izraelite.
Në këtë kuadër në “Anijen e 9-të të Mirësisë” të Gjysmëhënës së Kuqe Turke janë ngarkuar 3.774 ton ndihma të përbërë nga ushqime, miell, ushqime për fëmijë dhe paketa me çanta gjumi.
Anija do të niset me një ceremoni që do të mbahet nesër pas përfundimit të përgatitjeve në Portin Ndërkombëtar të Mersinit dhe me një udhëtim detar që do të zgjasë afërsisht 40 orë do të arrijë në portin El-Arish të Egjiptit, rajonin më të afërt me Gazën.
Materialet e ndihmave humanitare që do të shkarkohen nga anija e ankoruar në port do të transportohen me kamionë në Pikën kufitare Rafah. Pas procedurave doganore këtu, materialet do t’i dorëzohen Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze do ti dërgojë gjithashtu ndihmat për ata që kanë nevojë në Gaza.
Në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe AFAD, deri më tani me 13 avionë dhe 8 anije në Gaza janë dërguar gjithsej 39.697 tonë materiale të ndryshme ndihmash humanitare.