Xhaferi: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon për implementimin e barazisë gjinore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mnoru pjemsë dhe u drejtua në Forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë që mbahet në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Xhaferi tha se ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jemi fuqimisht të përkushtuar në zbatimin e agjendës Gratë, paqja dhe siguria. Si një vend aktiv anëtar i NATO-s, ne e mbështesim zbatimin e kësaj politike në tre synimet kryesore të Aleancës dhe për këtë qëllim e kemi harmonizuar edhe Planin tonë Aksionin me nismat përkatëse.

“Akoma më e rëndësishme, ne edhe në mënyrë thelbësore i implementojmë të tre parimet e integrimit, gjithë përfshirjes dhe integritetit në punën tonë të përditshme dhe në politikat që udhëheqim. Sepse thelbi është ajo që na udhëheq çdo ditë në marrjen e vendimeve politike të cilat kanë një qëllim të vetëm, dhe ky është ti plotësojnë standardet drejt arritjes së barazisë gjinore.

Legjislacioni është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e këtij procesi, sepse e siguron kornizën me të cilën sigurohet përfaqësimi. I tillë është Plani i dytë nacional i Aksionit (NAP) i Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Rezolutës 1325 të miratuar në vitin 2020, si plan strategjik pesëvjeçar për arritjen e barazisë së vërtetë gjinore, integrimit dhe transparencës në nivel nacional.

Por, legjislacioni është vetëm një segment i politikës sonë më të lartë. Është e padiskutueshme se çështjet gjinore në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe po fitojnë hapësirë dhe po bëhen një nga prioritetet përmes reformave që Qeveria filloi të zbatojë në vitin 2017 dhe menjëherë para anëtarësimit tonë të plotë në NATO. Këto reforma, ndodhën mbi të gjitha në mënyrën në të cilën mendojmë për dimensionin gjinor dhe e inkorporojmë atë në çdo politikë.

Pa dallim nëse kjo paraqet Konventën e Stambollit, reformat sociale, një shoqëri për të gjithë dhe një sërë politikash tjera që i zbaton kjo Qeveri, ose po fokusi orientohet drejt grave në sektorin e sigurisë, qëllimi i përbashkët i të gjithëve është përfshirja e plotë duke mundësuar një hapësirë që çon deri në barazinë gjinore”, tha Xhaferi.

Xhaferi shtoi se një anëtare e besueshme e NATO-s, e mbështesim qasjen e Aleancës për t’i dhënë rëndësi më të madhe politikës për Gra, paqe dhe siguri. Kjo nënkupton përfaqësim dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në operacionet dhe misionet civile dhe ushtarake të NATO-s, por edhe promovim më të madh të barazisë gjinore si shprehje e vlerave tona të përbashkëta demokratike.