Unë nuk e kam thënë ndonjëherë, por për shembull, unë kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës, që Ukraina të mos votoj kundër në Këshillin e Europës për Kosovën”. Ka deklaruar Osmani në debatin e fundit në KlanM.
“Dhe ajo ka qenë drejtpërdrejt një përpjekje e imja që të lidh Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Jashtëm të Ukrainës me të cilin e kemi arrit. Dhe Ukraina nuk votoi kundër, edhe pse nuk e njeh Kosovën, ishte thjesht një përgjigje e Ukrainës për përpjekjet që kemi bërë ne, për t’i ndihmuar Kosovës”, tha Osmani. Osmani ka numëruar shumë aktivitete të tij, në aspektin diplomatik në lidhje me Kosovën.
“Kur kam ardhur si Ministër i Jashtëm, pozicioni zyrtar i Maqedonisë Veriut ka qenë “Ne e mbështesim dialogun Prishtinë – Beograd”, jo Kosovë – Serbi. Prishtinë – Beograd që ka për qëllim normalizimin e raporteve. Sot, pozicioni zyrtar i Maqedonisë së Veriut, jo i imi personal por i shtetit të Maqedonisë së Veriut është “Ne e mbështesim dialogun Kosovë – Serbi, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellët ndërmjet të dyjave shteteve”, përfundoi Osmani.