Anketa e re për kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut

Në pyetjen “Për kë do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?”, në Njësinë e tretë zgjedhore (NJ3) për Gordana Siljanovska Davkovën janë përgjigjur 37,1%, ndërsa për Stevo Pendarovskin 21,8% e të anketuarve.

Pas tyre janë Maksim Dimitrievski 6,7%, Biljana Vankovska 5%, Stevço Jakimovski 1,2%, ndërsa Arben Taravari dhe Bujar Osmani janë nën 1% secili.

Në anketën e fundit të publikuar në emisionin “Objektivi” të Radio Televizionit të Maqedonisë, të realizuar nga IPIS në muajin prill, është publikuar rejtingu i kandidatëve për president në njësinë e tretë dhe të katërt zgjedhore.

Në pyetjen “Për kë do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?”, në Njësinë e tretë zgjedhore (NJ3) për Gordana Siljanovska Davkovën janë përgjigjur 37,1%, ndërsa për Stevo Pendarovskin 21,8% e të anketuarve. Pas tyre janë Maksim Dimitrievski 6,7%, Biljana Vankovska 5%, Stevço Jakimovski 1,2%, ndërsa Arben Taravari dhe Bujar Osmani janë nën një për qind.

Në pyetjen e njëjtë në prill në Njësinë e katërt zgjedhore (NJ4) 36,3% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për Gordana Siljanovska Davkovën, ndërsa Stevo Pendarovskit i kanë besuar 23,8% të të anketuarve.

Shumë prapa tyre janë Biljana Vankovska 3,9%, Maksim Dimitrievski 5,6%, Stevço Jakimovski 1,1%, Bujar Osmani dhe Arben Taravari me nga 1 për qind.