10 prilli (Fitër Bajrami) ditë pushimi për të gjithë qytetarët e RMV-së

Dita e parë e Fitër Bajramit, 10 prilli (e mërkurë) është është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Nga Ministria, qytetarëve të besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua urojnë festën e Bajramit.