Osmani: Si kryesues i OSBE-së e bëra planin 9 pikësh për deeskalim në Veri, u bë pastaj plan i Qeverisë së Kosovës

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së,  Bujar Osmani ka treguar se çfarë ka bërë për Kosovën gjatë kohës sa ka qenë kryesues i OSBE-së. Ai në një intervistë për “Kallxo Pernime” ka thënë se ka qenë ai që ka bërë planin 9 pikësh për deesklaimin në Veri.

Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

“Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin , ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve. Për së dyti pastaj dola me planin 9 pikësh për deeskalim në veri të Kosovës, si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus atje dhe  prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues që të dal me planin 9 pikësh i cili pastaj u bë edhe plan i Qeverisë së Kosovës për deeskalim, përfshirë këtu shpalljen e zgjedhjeve dhe normalizimin e situatës atje”, ka thënë ai.