Pohimet e opozitës se “BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale”, janë shpifje copy-paste e VMRO-së së Mickoskit, kundërpërgjigjen integristët ndaj komunikatës së djeshme të koalicionit VLEN.
Sipas BDI-së, opozita shqiptare, funksionon me Shtab të përbashkët zgjedhor, duke u shndërruar kështu në vegël të qendrave pro-ruse në vend, kurse shppifjet e parreshtura kundër Bujar Osmanit, sipas integristëve paraqesin fushatë për të ndihmuar kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskën
“Kjo u dëshmua me deklaratat e fundit, të koordinuara me ministrin teknik të VMRO-së për Punë të Brendshme, i cili ditë më parë kërkoi prani të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, në përpjekje për të paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, shpifjeve dhe luftës speciale hibride ruse që nxit urrejtjen ndëretnike dhe rrezikon rrugën euro-integruese të vendit” – thonë nga BDI.
VLEN, gjatë së premtes, përmes një komunikate ka drejtuar akuza ndaj BDI-së për skenare për të shkaktuar krizë politike gjatë procesit zgjedhor.
Sipas opozitës shqiptare, BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, kurse sic thuhet në komunikatë, Qeveria e Kryeministrit Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SPB Tetovë. VLEN-i është zotuar se do të mbrojë votën shqiptare.