Deshi të shiste 96 mijë dollarë fals, kapet në Han të Elezit shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Konfiskimi i 96 mijë dollarëve amerikanë, dyshohet të jenë të faslifikuara. 

Është arrestuar një person në Han të Elezit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht dollarë amerikanë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, e ka zënë në flagrancë të dyshuarin gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan në Kosovë. I dyshuari 100 dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro, përcjell Klankosova.tv.

Të dyshuarit iu konfiskuan gjithsej 96 mijë dollarë amerikanë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 $ në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular”, njofton policia.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.