Unioni i Romëve pjesë e “Frontit Europian”, Ali Ahmeti nënshkroi marrëveshje me Fatma Osmanovskën

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Shutkë nënshkroi marrëveshje për koalicion me Unionin e Romëve, me çka kjo parti bëhet edhe zyrtarisht pjesë e Frontit Europian.

Ahmeti marrëveshjen e nënshkroi me kryetaren e partisë Fatma Osmanovska, para bashkëqytetarëve rom të komunës në fjalë.

Ai doli garantues për të gjitha sfidat dhe tha se fitorja e frontit në zgjedhjet e dyfyshta është e sigurtë.

Edhe Osmanovska tha se kjo marrëveshje do tju sjellë shumë benefite atyre si komunitet të cilët krah shqiptarëve do të rugëtojnë të barabartë drejtë BE-së.