Nga sot e deri në fund të kësaj jave në Maqedoni do të mbajë mot stabil, i thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të vogla lokale. Do të vazhdojmë të kemi erë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor dhe herë pas here do të ketë intensitet.
Në ditët që na presin, siç është paralajmëruar edhe më parë, territori i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore dukshëm më të ngrohtë që do të depërtojë nga rajonet veriore të Afrikës drejt rajoneve tona. Temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe në periudhën e ardhshme do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, pra do të jenë fillim të verës.
Temperaturat kudo në Maqedoni do të kalojnë 20 gradë, vende-vende do të arrijnë deri në rreth 25 gradë, ndërsa në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore të Maqedonisë temperaturat do të arrijnë deri në rreth 30 gradë.
Shumë diell do të ketë edhe në Shkup dhe rrethinë, por herë pas here do të intensifikohet era nga jugu dhe juglindja. Temperaturat në ditët në vijim do të jenë fillim-verë dhe do të rriten ndërmjet 23 dhe 26 gradë.