Norvegjia i jep donacion Maqedonisë 76 automjete luftarake

Norvegjia i ka dërguar 76 automjete luftarake Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 automjete e lehta të këmbësorisë janë ngarkuar dje nga porti i Orkangerit dhe do të transportohen me anije për në Selanik, njoftojnë nga ambasada norvegjeze në Shkup.

Me këtë donacion, të paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar, siç njoftojnë nga ambasada e Norvegjisë, do të pajiset batalioni i këmbësorisë së lehtë.

“Donacioni simbolizon rëndësinë e NATO-s dhe bashkëpunimin e vendeve në mes anëtare. Gatishmëria e aleancës që t’i përgjigjet krizës ose konflikteve varet nga fuqia dhe solidariteti i të gjithë vendeve anëtare, ndërsa jo vetëm të një kombi”, thonë nga ambasada e Norvegjisë.

Donacioni, siç thonë nga ambasada, është donacion indirekt për Ukrainën, sepse Maqedonia më herët ka dhuruar pajisje të konsiderueshme për Ukrainën. Me donacionin norvegjez, Maqedonia do të mund përsëri të plotësojë një pjesë të pajisjeve që i ka dhanë.