Një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë, raporton EMSC.
Tërmeti u regjistrua në orën 08:55 me orën lokale në një thellësi prej tetë kilometrash.
Tërmeti është regjistruar 30 kilometra nga Besni në Turqi, ose 55 kilometra nga Kahramanmaras.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Në shkurt të 2023-tës, Turqia ishte goditur nga një tërmet i madh, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë persona.