Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës bëri të ditur se ushtria izraelite filloi sulm ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës “pa bërë ndonjë njoftim dhe pa pritur leje nga askush”, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Ministria e Jashtme e Palestinës dënon fuqishëm sulmet ajrore të përgjakshme dhe operacionet sistematike shkatërruese që Izraeli ka kryer në qytetin Rafah, duke injoruar paralajmërimet ndërkombëtare për mospushtimin e qytetit ku jetojnë miliona njerëz të zhvendosur nga veriu dhe qendra e Rripit të Gazës”.
Pasi tërhiqet vëmendja se Izraeli që nga mbrëmë ka filluar sulm shkatërrues ajror ndaj qytetit Rafah dhe se shumë palestinezë kanë humbur jetën, në deklaratë thuhet se “Izraeli ka filluar sulmin kundër qytetit Rafah dhe për të shmangur reagimet ndërkombëtare nuk e njoftoi këtë dhe nuk priti as edhe lejen e askujt”.
Më tej në deklaratë thuhet se Izraeli shpërfilli jetën e më shumë se një milion njerëzve që janë strehuar në Rafah dhe nënvlerëson thirrjet ndërkombëtare dhe se këto sulme përkojnë me kohën e njëjtë me vizitën që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt.
Në sulmet ajrore që avionët luftarakë izraelitë kryen mbrëmë natën në pjesë të ndryshme të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë humbën jetën 14 palestinezë dhe u plagosën shumë të tjerë.
Në një deklaratë më 15 mars nga Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ishte njoftuar se Netanyahu ka miratuar planin e një operacioni të mundshëm ushtarak në jug të qytetit Rafah.