Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe fillimit të fushatës parazgjedhore, Kodi Zgjedhor parashikon kufizime parazgjedhore për zyrtarët, ndërmarrjet publike dhe shpenzimet buxhetore, shkruan TV21. Në periudhë 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundim të zgjedhjes së presidentit dhe deputetëve në Kuvend dhe formimit së Qeverisë, nuk mund të mbahen manifestime publike me rastin e fillimit të ndërtimit apo vënies në punë të objekteve të ndërtuara me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me fondet e ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror.
Antikorrupsioni në web-faqen e saj publikoi regjistrin e mjeteve motorike zyrtare që nuk mund të përdoren në periudhën parazgjedhore. Nëse personat juridikë nuk dorëzojnë të dhëna, Antikorrupsioni fillon procedurë kundërvajtëse në afat prej 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave. Sipas rregullores së afateve që e miratoi KSHZ-ja, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditë së mbajtjes së zgjedhjeve në rrethin e parë dhe të dytë të votimit, dhe nuk duhet të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.