Kenan Dalipi është shitës, mbi 30 vite punon në tezgë në tregun e Bit Pazarit në Shkup.
Në muajin e Ramazanit, frutat më të shitura janë hurmat e llojeve të ndryshme që ai shet. Por se a janë rritur çmimet gjatë këtij muaji ai thotë se zakonisht perimet që importohen nga jashtë ndryshojnë në çmim por hurmat thotë se edhe vitin e kaluar mbanin të njëjtin çmim si këtë vit.
“Hurmat janë me çmimin e njëjtë, ndoshta speci ka ndryshuar çmim pasi ishte 120 denarë por vijnë nga Greqia, Turqia dhe sepse nuk është prodhim i yni ka luajt çmimi atje, por me këto jo. Ja këtë e shesim 90 denarë, vitin e kaluar ishte 90-100 dhe përsëri është njëjtë”, tha Kenan Dalipi shitës në treg.
E sa i përket asaj se a blihet njëjtë si vitin e kaluar, Kenani thotë se vetëm dy ditët e para të Ramazanit ka pasur më shumë shitje, ndërsa ditët tjera ka rene shitja, e si arsye kryesore thotë se janë pagat e ulëta tek popullata.
“Dy ditët e para ka qenë shumë mirë dhe tani ka rënë shitja. Cila është arsyeja sipas teje? Popullata nuk kanë para, gjithçka është tek paratë sepse gjithë malli është shtrenjtë ndërsa standardi është i ulet e me 300 euro çfarë do të bëje? 300 euro merr ndërsa rrymën e paguan 100-150 euro”, shtoi ai.
E se a e ka menduar ndonjëherë të lerë këtë punë dhe të gjeje ndonjë alternative tjetër, Kenani përgjigjet se kjo është puna që ai bën më së miri dhe asnjëherë nuk e ka menduar të filloje diçka të re.
“Punën e bëjmë më keq se në Gjermani por për një javë harxhohen, ka punë por harxhimet e larta i kemi. Mirë është, idare del. Dmth tani për tani nuk do të shkosh jashtë shtetit. Jo, Jo, si këtu askund nuk është, vetëm të jetë standardi i mirë”, u shpreh Kenan Dalipi është shitës në treg./Alsat.mk