Ministria teknik i Punës dhe Politikës Sociale ka bërë të ditur se është lëshuar urdhër që makinat zyrtare të mos përdoren dhe keqpërdoren nga zyrtarë qeveritarë në fushatën e zgjedhjeve.
Ministri i këtij dikasteri, Gjoko Vellkovski njoftoi se sot të gjithë drejtorëve të qendrave për punë sociale dhe institucioneve tjera në kuadër të kësaj ministrie u ka dërguar njoftim mbi atë se është i ndaluar shfrytëzimi i veturave zyrtare dhe gjërave të tjera lëvizshme dhe të palëvizshme në pronësi shtetërore gjatë fushatës zgjedhore,
“Kjo është në pajtim me Kodin Zgjedhor”, kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Njoftimi ka të bëjë me shfrytëzimin ligjor të hapësirës së zyrave, pajisjeve të zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe atë për zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mosrespektim i obligimeve dhe ndalesave nga njoftimi tërheqë përgjegjësi penale – juridike në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në kumtesë.
Nga MPPS theksojnë se nëse qytetarët në periudhën në vijim vërejnë keqpërdorim të resurseve, agjitim, aktivitete partiake, keqpërdorim për pozitën zyrtare në funksion të ndikimit të vullnetit të lirë të qytetarëve menjëherë ta paraqesin atë në: 02/3106456 apo në e-mailin kabinet@mtsp.gov.mk (INA)