Shqiptohen 137 masa për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Gjatë ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion në gjithë territorin e Maqedonisë për të sanksionuar shoferët të cilët vozisin me shpejtësi më tepër se nga ajo lejuara.

Policia dje ka shqiptuar 137 masa për shoferët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë.

Prej tyre 12 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më tepër se e lejuara, ndërsa dy vetura kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë nga e lejuara.

Nga MPB njoftojnë se 53 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 84 jashtë vendbanimeve.