Me konsensus dhe me procedurë të shpejtë, deputetët votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor me çka mbi 100 mijë qytetarë të cilët kanë dokumente me emrin e vjetër të vendit, por që kanë afat edhe 9 muaj pas zgjedhjeve, do të mund të votojnë. Propozim ndryshimet e kodit zgjedhor u dorëzuan mbrëmë në Kuvend dhe bëhet fjalë për dispozitën kalimtare të cilën paraprakisht e kërkoi edhe KSHZ-ja.
Në Kodin Zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet e Kodit zgjedhor u propozuan me nënshkrimet e deputetit të BDI-së Arbër Ademi, deputetit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe të Martin Kostovskit nga LSDM.