Sa do të zgjasë vetëizolimi? A duhet të pregatitet një EXIT-Strategji? – Dr. Shkelqim Reci
Autoret e një studimi ( në Imperial College, Londër, i udhëhequr nga epidemiologu Neil Ferguson ku heton efektivitetin e ndërhyrjeve të ndryshme në luftën kundër Covid-19 në Shtete e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar ) theksojnë gjithashtu se epidemija nga COVID-19 do të jetë nga fundi kur 70 % e popullsisë do jenë imunë nga ky virus, dhe tek ateherë ky virus do të jetë shum pak i pranishem tek njerëzit dhe do të ketë një përhapje te ulët. Ky studim ësht publikuar në 16 mars 2020.
Presidenti i mjekëve për krizën – Corona
ne Gjermani z.Klaus Reinhardt më dt. 08.4.2020 deklaroj se nuk beson se ktë verë gjermanët do të munden të udhëtojnë për pushime.
Sipas institutit gjerman Robert Koch: Gjermania momentalish ndodhet në fillimin e epidemisë. Që do të thot se kjo gjendje do të vazhdojë akoma dhe aktualisht nuk ka asnje informacion ose vendim zyrtar se a do të zgjatet koha e masava të marra ose do të ket një lehtësim.
Nga studimet, deklaratat zyrtare, masat e marra deri tani dhe duke ndjekur perhapjen e infeksionit vetkuptohet se ne duhet të presim edhe disa muaj ose vite që të dalim nga kjo situat.
Por edhe sa gjatë do mundemi ta perballojm ktë situat që cdo ditë po rëndon edhe gjëndjen ekonomike, psiqike, shëndetsore dhe emocionale. Ku edhe vaksinimi aktualisht mbetet vetëm një iluzion. Pra esht momenti i duhur tani për të punuar shum intenziv edhe për një EXIT-Strategji. Se si mund te dalim nga kjo situat, cilat do të jenë hapat e marra ( nuk duhet të lëm në harrëse).
Por tani në këtë situatë te jashtëzakonshme parashtrohet pyetja se kur do të jemi imunë? a kemi fituar imunitet? dhe kur do të lehtësohen masat e marra? Sa do te zgjas mënyra e jetesës Lockdown ?
Por shumë interesant dhe shpresdhënes është fakti se tash instituti Robert Koch se bashku me institutin e virologjis në klinikën universitare Charité Berlin si dhe shumë klinika universitare kanë filluar nje studim shum te gjërë për të zbuluar se:
-sa persona sakt mund ta kenë kaluar sëmundjen COVID 19?
-a kan fituar imunitet?
-sa i përhapur ësht SAKT ky Virus?
Meqenëse një përqindje shumë e madhe e të infektuarve parqesin një manifestim të lehtë klinik (tek të cilët nuk dihet se a kan pasur një infektim nga SARS-COV2 ose jo), zbulimi ose testimi Antitrupave kundër SARS-COV 2 do të japë nje pasqyrë shum te sakt te çdo personi që do të testohet.
Edhe shefi i departamentit për semundje infektive të Shteteve të bashkuara Dr.Antony Fauci deklaroi se javët e ardhme do filloj testimi masiv që detekton antitrupat kundër koronavirusit, dhe se “një numër mjaft i madh i testeve” do të jenë në dispozicion brenda një jave. Dr.Fauci thotë se ekspertët mjekësorë atëherë mund të përpiqen të përcaktojnë se sa thellësisht virusi “ka depërtuar në shoqëri” dhe nëse personat e infektuar më parë do të ishin të prekshëm për riinfektimi, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Por pse tani u mor ky vendim për testimin e pranis së Antitrupave dhe imunitetit? Dhe se a do të kryhet një studim i tillë ne Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonin e Veriut? ( duke e parë se në Itali tashmë po diskutohet se një testim i Antitrupave do të jetë i detyrueshëm për rikthimin ne jëtën normale ose e thenë ndryshe EXIT-Strategji)
Shumë me rendësi është fakti se sipas institutit të virologjis së klinikës universitare Charité Berlin:
-se ky testim i Antitrupave rezultan 5-15% pozitiv i rrejshëm te personat të cilët muajin e fundit kan pasur infektim nga njëri prej katër llojeve të Coronaviruseve qe jane endemike, pra jo nga SARS-COV 2. Por te kto persona tashmë është e rritur edhe immunoglobulina IgM që do të thotë se tashë esht momenti kur duhet të fillohet një testim i tillë për një rezultat të saktë që të jep mundësi për të bër diferencën. Sepse tani ka kaluar edhe sezoni i gripit.
Unë mendojë se ky studim do të japë të dhëna të sakta për ndjekje të infektimit ku edhe do të jetë dhe baza për masat që do të merren në të ardhmen për një EXIT-Strategji. Ashtu sikur se dhe paralajmëroj Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus: “Ne nuk mund ta luftojm zjarrin me sy të mbyllur dhe nuk mund ta ndalni këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”.
Aktualisht ne Gjermani kan nisur shumë Studime ku së shpejti pritet edhe rezulltati I tyre te cilët me shumë shpres do te ndikojnë edhe për aplikimin të një EXIT-Strategjie dhe rikthimin në normalitet, ashtu sikurse rekomandojn edhe shumë expertë të ndryshëm duke marre parasys edhe plotesimin e disa kritereve psh:Numri i pacientëve që janë rikuperuar, ose kan fituar imunitet, numri i infeksioneve të reja, vdekshmëria, kapacitetet e sistemit shëndetësor … tej.
A do të kemi në Maqedonin e veriut, Shqipëri dhe Kosovë nje studim te tillë per matjen e titrit të antitrupavena( që të shihet se a e kan kaluar një infeksion të till, dhe se a kan fituar imunitet)mbetet vetë të presim, POR KOHA NUK PRET.Sepse ësht edhe momenti per te filluar, diskutuar edhe dhe pregaditur një
EXIT-Strategji.
Uroj që kjo situat të kaloj sa më shpejtë dhe sëbashku do ja dalim edhe këte here!