Shenjat “Çmime të garantuara” mbeten akoma nëpër disa markete, por disa çmime kanë ndryshuar, shkruan Alsat.
Kjo pasi që skadoi masa për kufizimin e marzhës së fitimit të produkteve ushqimoreve dhe pijeve, ndërsa furnitorët dhe tregtarët mezi pritën të rrisin çmimet.
Disa qytetarë thonë se akoma nuk kanë vënë re ndryshime drastike, por që për disa denarë kanë lëvizur edhe çmimet e produkteve ushqimore bazë.
“Nuk duhet të rriten më, duhet të ulen pak mjaft janë shtrenjtë”, tha një qytetar.
“Nuk qenkan rritur çmimet, këto ditë që kam blerë kishin mbetur çmimet e njëjta, nuk janë ndryshuar për disa produkte të caktuara”, thaksoi një qytetar tjetër.
“Tani, duhet të përshtaten çmimet sipas nevojave të konsumatorëve, shteti duhet të kujdeset për këtë”, u shpreh një qytetar.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thanë se në vazhdimësi kanë bërë kontrolle dhe mbikëqyrje pas vendimeve por edhe gjatë ditës së djeshme. Drejtori Goran Trajkovski se ka pasur shkelje, por do të presim derisa të përfundojnë inspektimet në tërësi, që në mënyrë intensive do të zhvillohet këto ditë.
Inspektorati dje ka kryer kontroll në të gjitha zinxhirët e mëdhenj në Maqedoni, duke detektuar se para mesnatës janë ndryshuar çmimet si nëpër rafte ashtu edhe nëpër sistemet elektronike të pagesës.
Si institucion, nuk kanë autoritet të ndikojë në formimin e çmimit të tregut, i cili është vullnet i tregtarëve.
“Nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Atë që Inspektorati i Tregut bëri dje ishin kontrollet e shtuara sipas vendimeve të Qeverisë që nënkupton se ka shkelje për do të presim të kryhen kontrollet deri në fund. Nëse konstatohen shkeljet e vendimeve Qeveritare ne mund të mbyllim marketet nga 3-30 ditë, por nuk duam të gjobisim, fillimisht duam ta shohim përgjegjësinë shoqërore të subjekteve siç janë tregtarët me pakicë ashtu edhe furnitorët me shumicë”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit të Tregut.
Akoma nuk dihet që edhe sa ditë do të duhet që të kalojë gjitha filtrat parlamentar Ligji i ri për tregti jo korrekte, por leximi i parë nuk është vënë as në rend të ditës në seancën plenare në Kuvend.
Vakumi për disa javë është lëshimi i autoriteteve, të cilët nuk u akorduan të miratojnë me kohë zgjidhjen ligjore.
Ndërkohë pasojat po i vuajnë qytetarët duke paguar çmime më të larta, të cilat disa tani mu u rritën 5-10%.
Nëse miratohet Ligjin i ri për parandalimin e tregtisë jo korrekte atëherë furnitorët dhe tregtarët kufizohen që të mos ketë marzhë të fitimit më të lartë se 10%.
Kjo vjen si pasojë që marketet kanë abuzuar me çmimet duke i rritur me fitime manipulative nga 35-70% më tepër se sa realja në ekonominë e tregut të lirë./ Alsat.mk